Si të kërkohet punë në Austri
Shërbimet e AMS-së në Austri janë të hapura për të gjithë personat dhe ndërmarrjet që kërkojnë këshilla mbi një bazë vullnetare. Shërbimet ofrohen falas. AMS është e detyruar të ruaj, mbrojtjen e privatësisë dhe paanësisë.
Grupet e synuara të shërbimit të punësimit publik:
- Punëkërkuesit
- të papunët
- kërkuesit e punësuar
- të rinjët në kërkim për mësim
- të larguarit nga shkolla në kërkim të karrierës
- Ndërmarrjet
- Punëdhënësit (personat fizikë dhe juridik) që dëshirojnë të bashkëpunojnë me AMS-në
- Shkëmbimin e informacionit në lidhje me kërkesën e punës dhe ofertës
- Shqyrtimin dhe mbushjen e vendeve të lira
- Parandalimin e papunësisë
- Kualifikimet, trajnimet dhe masat mbështetëse
Si të kontaktohet me AMS-në?
- Kontaktimin personal me degët e zyrave rajonale të cilat mund ti gjeni tek www.ams.at
- Kontaktimin personal me këshilluesit e programit evropian EURES
EURES-in mund ta gjeni tek www.europa.eu/eures (Eures advisers)
Çka është EURES?
EURES qëndron për shërbimet e punësimit europian dhe është një rrjet i gjerë i bashkëpunimit në Evropë. Ai është projektuar për të promovuar lëvizjen e lirë të punëtorëve, duke siguruar, këshilla informacione dhe vendosje / rekrutim të shërbimeve. Me EURES, të gjithë mund të përfitojnë nga tregu i punës në Evropë.
Si të gjej një punë?
Nëse jeni duke kërkuar për punë në Austri, hapi i parë nga ju duhet të jetë kontaktimi i shërbimit publik të punësimit në komunen ku banoni. Atje, ata mund të ju japin këshilla për të gjetur një punë në Austri. Një këshilltar i EURES-it do t'ju japë këshilla dhe ndihmë për aplikuesit që kërkojnë punë, dhe për punëdhënësit që dëshirojnë të rekrutojnë personel në një komunë tjetër.
Këshiltartët e EURES-it mund ti gjeni përmes webfaqës së tyre www.europa.eu/eures dhe nëse zgjidhni gjuhën angleze (në anën e majt keni lidhjen “Eures advisers) ose në gjermanisht “ EURES-berater dhe pastaj duke zgjedhur shtetin dhe duke vazhduar me ndarjet administrative i gjeni të gjithë këshilluesit nëpër tërë shtetet dhe komunat e Evropës.
Disa këshilla për gjetjën e një vendi të punës
- Punëkërkuesit në Austri pritet që aktivisht të kërkojnë punë dhe të përdorin vetë-ndihmën me shërbimet që ofrohen përmes webfaqës zyrtare të zyrës së punësimit www.ams.at
- Zyrat publike të punësimit kanë pikat e punës për klientët, ku ju mund të shfletoni reklama të punës dhe për të gjeni më shumë informacione rreth punës dhe punëdhënësve
- Agjencitë private të punësimit janë të lejuara në Austri
- Gazetat reklamojn vende të lira të punës
- Shumica e ndërmarrjeve kanë webfaqet e tyre në internet, ato përdorin edhe motorët e kërkimit në web si dhe librat që përmbajn të dhënat për ndërmarrjet (Faqet e Verdha)
- Përdorimi i shërbimit eJob-Room
Ky shërbim ofron mundësi të ndryshme, ku mund të regjistrohuni dhe krijoni profilin tuaj apo mund të kërkoni vende të lira pune edhe pa regjistrim
- Shërbimi BIS www.ams.at/bis ofron listën e profesioneve duke përfshirë kualifikimet e nevojshme në webfaqet e AMS-së
- Shërbimi BIZ www.ams.at/biz jep informacione mbi profesionet dhe llojet e arsimit, duke i prezantuar në internet – online si dhe në broshura. BIZ gjithashtu bashkëpunon edhe me shkollat, bibliotekat si dhe mundëson këshilla në ndrrimin e vendeve të punës
- Shërbimi “Trajneri për aplikim” http://bewerbungsportal.ams.or.at
Ky shërbim jep këshilla rreth plotsimit të aplikacionit për punë, në gjuhën gjermane
- Gjatë aplikimit të punës, nëse nuk mund ta shkruani një CV të formatit gjerman, ju mund ta përdorni atë të standartit evropian apo tek linku më poshtë ne kemi publiku një faqe të veqant kushtuar CV-së
- Në zyrat e degëve rajonale, përveq informacioneve përmes telefonit, ata ofrojn edhe informacione në grupe apo duke për një plan rreth qëllimeve tuaja në gjetjën e një vendi të punës