Shkollat në Austri

Austria është e angazhuar për të zbatuar një strategji efektive të të mësuarit me programin “mëso gjatë gjithë jetës” për ta zbatuar deri në vitin 2020, në përputhje me prioritetet evropiane. Linjat e veprimit të një propozimi për një strategji të tillë do të mbulojn të gjitha fazat e jetës, prej arsimit parashkollor e deri te trajnimet fillestare në shkolla dhe universitete dhe gjithashtu të mësuarit në një fazë të mëvonshme të jetës. Duke u bazuar nga jetëgjatësia në rritje të shpejtë, roli i rëndësishëm i të mësuarit jashtë institucioneve tradicionale është veçanërisht i theksuar, njohja më e mirë e të mësuarit jo-formal dhe të mësuarit informal është një prioritet.

Parashkolloret dhe qerdhet e fëmijëve në Austri

Parashkolloret apo niveli elementar (ISCED 0) në Austri i referohet institucioneve për kujdesin e fëmijëve si çerdhet, kopshtet për fëmijë, objektet e kujdesit pas shkollës dhe grupet e fëmijëve. Arsimi i fëmijëve të moshës shkollore që nuk janë ende gati për në shkollë i takon gjithashtu nivelit elementar. Pjesëmarrja në këto objekte është vullnetare.

Shkollat fillore

Sikurse në shumicën e vendeve edhe në Austri arsimi i detyrueshëm fillon në moshën 6 vjeçare dhe zgjat për 9 vjet. Niveli fillor (ISCED 1) zgjat katër vjet. Shkollat e këtij niveli janë shkollat fillore, shkollat me nevoja të veçanta si dhe shkollat integruese (gjithëpërfshirës) të arsimit në shkollat e rregullta. Shumica e fëmijëve ndjekin shkollën fillore (Volskschule), i ngarkuar me dhënien e arsimit bazë për të gjithë. Një pjesë e vogël e fëmijëve të moshës shkollore ndjekin shkollat speciale (Sonderschule), të cilat mund të jenë të pranishme për të gjithë periudhën e arsimit të detyruar (mosha 6-15). Fëmijët e moshës shkollore që nuk janë të gatshëm për në shkollë mësojn në nivelin para-shkollor të shkollave fillore.

Shkollat e mesme në Austri

Niveli i mesem I - shkolla e mesme e ulët (klasa 5-8)

Pas përfundimit të nivelit fillor 4-vjeçar, fillon niveli i mesem i ulët (ISCED 2), ku sistemi i përgjithshëm arsimor është i ndarë në 4 lloje të shkollave (kërkesat e pranimit janë të ndryshme)

  • niveli i ulët i mesem (Hauptschule)
  • Ky nivel përpiqet të siguroj të gjithë nxënësit me njër asrim themelor të përgjithshëm brenda një përiudhe 4 vjeqare. Qëllimi i tij është që të përgatisë nxënësit për jetën e punës dhe për t'i pajisur ata me njohuritë e nevojshme për transferimin në shkollën e mesme
  • shkolla e mesme akademike, e ciklit të ulët ( allegemeinbildende hëhere Schule)
  • shkolla speciale (Sonderschule)
  • shkolla e mesme e re, një sistem i ri që ka si qëllim për të krijuar një shkollë të re të përbashkët për nxënësit 10-14 vjeç të cilët kanë përfunduar vitin e 4-të shkollor

Niveli i mesem II - shkolla e mesme e lartë (klasa 9-13)

Niveli i mesëm i ulët përfundon me vitin shkollor 8 dhe ndiqet nga niveli i mesem i lartë (ISCED 3 dhe 4), i cili ofron opsione të ndryshme:

  • shkolla e mesme akademike, cikli i sipërm, vite 9-12
  • shkollat politektnike (shkollat përgatitin nxënësit për një mësim apo punë)
  • shkollat profesionale dhe mësim (sistemi i dyfishtë)
  • shkollat e mesme profesionale
  • kolegjet profesionale (duke përjashtuar format 4 dhe 5)
  • niveli i sipërm i shkollave gramatikore (shkolla më të larta të mesme të arsimit të përgjithshëm)
  • viti përgatitor profesional dhe arsimi integrues profesional

Shkollat profesionale

Niveli i mesem jo tretësor (pas shkolles mesme)

Ky nivel i referohet formave 4 dhe 5 duke përfshirë

  • shkolla trajnimi për mësuesit kopshteve
  • shkolla e trajnimit për edukatorë

Kolegjet: qasja në këto kolegje është e kushtëzuar me çertifikatë “Reifeprüfung”, TVE diplomë apo nënshtrimi i provimit pranues. Këto shkolla zgjasin nga 4 semestra apo 6 semestra për njerëzit në punë, dhe i sigurojn studentët me arsim praktik dhe teorik në një kolegj të mesem teknik dhe profesional dhe në fund me një provim për diplomë. Kurse të tilla janë të ofruara në inxhinieri, sektoret e biznest dhe shërbimeve sociale. Është gjithashtu e mundur të merrni pjesë në kurse trajnimi në fushën e mësimit shkollor çerdhe dhe edukimin shoqëror. Këto kurse janë të dizajnuara për të siguruar kryesisht të diplomuarit e shkollave të mesme akademike që nuk duan të marrin studimet në universitet ose në një kurs të "Fachhochschule" me mundësinë për të marrë kualifikimet fillestare profesionale brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Shkolalt e larta - niveli tretësor jouniversitar

Pas përfundimit të shkollës së përgjithshme ose profesionale, mund të ndjeket arsimi në sektorin jo-universitar, sektori tretësor (ISCED 5B), shkolla per artizanale (për kryepuntor, profesione ndërtimi) , kolegje, kolegjet për mami, kolegjet për infermier etj pra në këtë vivele kolegjet janë në dispozicion. Niveli tretësor është zgjeruar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, pjesërisht si rezultat i futjes së Fachhochschulen dhe gjithashtu për shkak të Procesit të Bolonjës. Kualifikimi më i lartë formal apo doktoratura, mund të arrihet në nivelin ISCED 6.


Publikuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2025 Gjiganti