Sistemi i edukimit në Austri

Sistemi austriak i arsimit është shumë i ngjashëm me sistemet zvicerane dhe gjermane. Një karakteristikë e veçantë e sistemit austriak është arsimi fillor 4 vjeçar i ndjekur nga shkollat e mesme që janë të ndara në dy periudha 4 vjeçare. Ndarja është bërë sipas klasifikimit të ISCED-së (Standardi Ndërkombëtar për Klasifikimin e Arsimit) të UNESCO-s.

Republika e Austrisë ka një sistem shkollor të lirë dhe publik i cili është i detyrueshme deri klasën e 9-të. Baza ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm në Austri është akti shkollor i vitit 1962. Ministria Federale e Arsimit është përgjegjëse për financimin dhe mbikëqyrjen e arsimit fillor, të mesëm dhe që nga viti 2000, edhe arsimin e lartë. Ministria federale e arsimit, artit dhe kulturës koordinon detyrat e rëndësishme si edukimin dhe trajnimin e mësuesve si dhe mirëmbajtjen e shkollave ndërsa ministria federale e shkencës dhe kërkimeve merr qeverisjen e sistemit të arsimit të lartë.

Austria është e angazhuar për të zbatuar një strategji efektive të të mësuarit me programin “mëso gjatë gjithë jetës” për ta zbatuar deri në vitin 2020, në përputhje me prioritetet evropiane. Linjat e veprimit të një propozimi për një strategji të tillë do të mbulojn të gjitha fazat e jetës, prej arsimit parashkollor e deri te trajnimet fillestare në shkolla dhe universitete dhe gjithashtu të mësuarit në një fazë të mëvonshme të jetës. Duke u bazuar nga jetëgjatësia në rritje të shpejtë, roli i rëndësishëm i të mësuarit jashtë institucioneve tradicionale është veçanërisht i theksuar, njohja më e mirë e të mësuarit jo-formal dhe të mësuarit informal është një prioritet.

Me kuadrin e orientuar brenda strategjisë “mëso gjatë gjithë jetës” dhe "dituria e shoqërisë" Austria ka qenë duke i kushtuar vëmendje në rritje për rëndësinë e arsimit parashkollor, kopështet duke përforcuar dhe duke e bërë gjysmë-ditor pjesëmarrjen në vitin e fundit para arsimit fillor të detyrueshëm dhe pa pagesë. Me këto përpjekje ministria e arsimit ka marrur inciative të ndryshme ku një rëndësi të madhe në këtë kontekst është lansimi i pilot projektit “shkolla e mesme e re” e cila kishte për qëllim për të krijuar një shkollë të re të përbashkët për moshën 10-14, duke shmangur zgjedhje të hershme të të mësuarit dhe orientohet gjerësisht drejt një kulture të të mësuarit në bazë të individualizimit dhe personalizimit të proceseve të të mësuarit.

Sipas kësaj qasjeje, çdo fëmijë është i mbështetur në mundësitë më të mëdha, sipas talenteve të tij individuale dhe aftësitë, dhe nxënësit të mësojnë në ritmin e tyre, duke marrë inkurajim të hershëm shtesë për të shpalosur talentet e tyre specifike. Reforma e re shkollës së mesme orienton arsimin në drejtim të kompetencave kryesore tërthort, të tilla si autonomia përgjegjësisë, kreativiteti, fleksibilitet, komunikimi, zgjidhjen e problemit, etj

Më shumë informacione rreth sistemi të edukimit mund të gjeni tek broshura më lartë apo Shkollat

Broshura: Sistemi i edukimit në Austri


Publikuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2025 Gjiganti