Finlanda është një republikë sovrane. Kompetencat e shtetit në Finlandë janë dhënë në njerëz, të cilët janë të përfaqësuar në Parlament. Një sistem gjyqësor, të pavarur nga fuqia shtetërore dhe institucionet tjera, siguron që të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Në Finlandë, si në vendet e tjera nordike, detyra kryesore e administratës publike është të kujdeset për pjesën kryesore të shërbimeve të mirëqenies për qytetarët, të tilla si, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe çështjet sociale.
Struktura administrative e Finlandës përbëhet nga organet e larta shtetërore (Parlamenti, Presidenti, Qeveria), gjykatat e pavarura të ligjit, administratës shtetërore qendrore dhe administratat tjera publike.
Administrata shtetërore përbëhet nga administrata; qendrore, rajonale dhe lokale. Agjencitë shtetërore që janë të financuara tërësisht apo pjesërisht nga buxheti i shtetit punësojnë rreth 84 000 punonjës. Nga këto, rreth 4 500 punojnë në ministri të ndryshme.
Administratat tjera publike përfshijnë, qeveritë lokale, administrimin kishtar i vetë-qeverisjes dhe administrata publike jo të drejtpërdrejta.
Komunat kanë vetë-qeverisje. Ato me ligj kanë të drejtë për të vendosur mbi çështjet nën juridiksionin e tyre. Ishulli Åland si vetë qeverisës është i bazuar në një ligj të veçantë. Autoritetet lokale dhe rajonale të nivelit shtetëror bashkëpunojnë me organet e qeverisjes vendore.
Administrata publike jo të drejtpërdrejta i referohen organizatave të pavarura të njohura me ligj, si institucioni i sigurimeve - Kela, Banka e Finlandës, qendra për pylltari, universitetet, agjencitë, OJQ-të, fondet e besimit dhe personave individual që kanë një mandat ligjor për të kryer detyra publike, p.sh. inspektorët e peshkimit dhe kafshëve etj.
Finlanda është republikë kushtetuese. Trupat më të lartë të zgjedhur janë Parlamenti (kuvendi), Presidenti i Republikës dhe Qeveria. Finlanda ka një sistem parlamentar të qeverisjes, që do të thotë se qeveria duhet të gëzojë besimin e parlamentit. Në Finlandë, fuqinë e legjislacionit e ka parlamenti edhe pse Presidenti i Republikës dhe Qeveria janë gjithashtu përgjegjës për kryerjen e detyrave që përfshijnë përdorimin e fuqive legjislative.
Parlamenti finlandez është një organ legjislativ njëdhomësh i përbërë prej 200 anëtarësh. Ai zgjidhet për një mandat që zgjat katër vjet me votim të drejtpërdrejtë nga zgjedhjet parlamentare.
Si autoriteti më i lartë vendimmarrës në Finlandë ai miraton legjislacionin, buxhetin e shtetit, ratifikon traktatet ndërkombëtare dhe mbikëqyr qeverinë.
Puna legjislative e parlamentit zhvillohet në komisione, që përfshinë komisionin e madh që është përgjegjës për çështjet me BE-në dhe 14 komisione të tjera që përfaqësojnë fusha të ndryshme.
Presidenti i Republikës zgjidhet për një periudhë prej gjashtë vjetësh me votim të drejtpërdrejtë. Nëse nuk merr mbi 50% të votave të nevojshme në raundin e parë atëherë kalohet në raundin e dytë ku marrin pjesë vetëm dy kandidatet që kanë pasur më së shumti vota. I njëjti person mund të zgjidhet për një maksimum prej dy mandate të njëpasnjëshme të detyrës. Presidenti ushtron pushtetin suprem ekzekutiv në bashkëpunim me Qeverinë.
Presidenti miraton faturat e miratuara nga parlamenti dhe buxheti i shtetit. Presidenti gëzon kompetenca të gjera të emërimit si p.sh emëron kryeministrin e zgjedhur nga parlamenti dhe ministrat e propozuar nga kryeministri. Ai gjithashtu emëron zyrtarët më të lartë shtetëror. Presidenti ka të drejtë të vendosë së bashku me kryeministrin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Ai drejton edhe politikën e jashtme finlandeze në bashkëpunim me qeverinë. Presidenti i tanishëm është Sauli Niinistö në detyrë që nga 1 mars 2012.
Që nga pavarësia e saj në vitin 1917, Finlanda ka pasur 73 qeveri, 43 kryeministra dhe më shumë se 600 ministra. Qeveria që ka shërbyer më së gjati ka qenë ajo e kryeministrit Paavo Liponen, e cila ka mbetur në detyrë për 1.464 ditë. Johannes Virolainen shërbeu si ministër për 6169 ditë, periudha më e gjatë nga të gjithë ministrat.
Nga qeveritë finlandeze, 45 prej tyre kanë qenë qeveri me shumicë, 19 qeveritë e pakicave apo minoriteteve dhe 9 qeveri jo-partiake apo të përkohshme. Finlanda qeverisjen e fundit pakicë apo qeveri të përkohshme e ka pasur në mes të viteve 1970.
Para se të zgjidhet kryeministri, grupet e përfaqësuara në parlament negociojnë për programin politik dhe përbërjen e qeverisë. Mbi bazën e këtyre negociatave, dhe duke dëgjuar pikëpamjet e kryetarit të kuvendit, presidenti informon kuvendin për kandidaturën për kryeministër. Kandidati zgjidhet kryeministër në qoftë se mbështetet nga më shumë se gjysma e votave të hedhura në një votim të hapur në kuvend.
Nëse kandidati nuk arrin shumicën e nevojshme, një tjetër kandidati paraqitet në përputhje me të njëjtën procedurë. Nëse kandidati i dytë gjithashtu nuk arrin të marrë mbështetjen e më shumë se gjysmës së votave të hedhura, kryeministri zgjidhet nga një votim i tretë i hapur në Parlament. Në këtë rast, kandidati që merr më së shumti vota zgjidhet kryeministër.
Kryeministri zgjidhet nga parlamenti dhe më pas zyrtarisht emërohet në detyrë nga presidenti i republikës. Presidenti gjithashtu emëron ministrat tjerë në pajtim me propozimin e kryeministrit.
Ministrat e qeverisë emërohen në detyrat e tyre me një letër të hapur të emërimit nga presidenti i republikës. Ministrat duhet të jenë shtetas finlandez, të njohur për integritetin e tyre dhe aftësinë për të shërbyer. Këto vendime të emërimeve të qeverisë bëhen në një seancë presidenciale ku marrin pjesë edhe anëtarët e qeverisë në largim.
Qeveria e Finlandës për momentin ka 12 ministri nën udhëheqjen e kryeministres Sanna Marin. Çdo ministri është përgjegjëse për përgatitjen e çështjeve brenda mandatit të saj dhe për funksionimin e duhur të administratës. Listën e plotë të ministrive me faqet e tyre zyrtare e gjeni në anën e djathtë.
Presidenti i republikës pranon, sipas kërkesës, dorëheqjen e qeverisë si një e tërë ose të një ministri individual. Edhe në qoftë se nuk bëhet ndonjë kërkesë, presidenti mund në çdo rast të shkarkojë qeverinë e tërë apo një ministër individual nëse ata nuk gëzojnë besimin e parlamentit. Me propozimin e kryeministrit, presidenti gjithashtu mund të pranojë dorëheqjen e një ministri për disa arsye të tjera.
Presidenti www.presidentti.fi
Qeveria www.valtioneuvosto.fi
Parlamenti www.eduskunta.fi
© 2025 Gjiganti