Në këtë faqe kemi sjellur një përshkrim të shkurtër rreth funksionomit të sistemit të punës në Finland
Orët e rregullta të punës në shumicën e rasteve janë zakonisht 8 orë në ditë dhe 5 ditë në javë që përfshijnë 40 orë në javë. Orët javore mund të rregullohen në periudha të gjata gjatë së cilës orët mesatare javore nuk i kalojnë 40 orë. Orari i punës mund të rregullohet me ligj ose me marrëveshje të ndryshme kolektive psh. një marrveshje per dy apo tri javë që dmth se orari i punës caktohet më parë për 2 apo 3 javet e ardhëshme.
Secili vend i punës duhet të ketë një orar pune nga të cilat punëtorët njoftohen rreth orarit të fillimit dhe mbarimit të punës dhe gjithashtu në këtë orar mund të vendoset edhe pushimi i puntorëve. Për të shmangur keqkuptimet e mundshme punonjësit duhet ti ruajn të dhënat e orarit të punës dhe pagës.
Në Finland nuk ka pagë të përgjithëshme minimale. Marrëveshja kolektive në shumicën e degëve të punësimit përcakton pagën dhe kushtjet tjera minimale të punësimit. Është gjithashtu e mundur që të bëhen marrveshje mbi përfitimet si ushqim, banim etj përveç pagës.
Pagat në marrëveshjet kolektive janë të vendosura në përgjithësi në përputhje me profesionin e punonjësve, aftësitë, përvojën dhe situata gjeografike të vendit të punës.
Pas punës një mujore për të njëjtin punëdhënës, punonjësit kanë të drejtë të marrin leje shëndetësore të paguar nëse ata janë të paaftë për punë gjatë kohës së sëmundjes apo lëndimit. Për të përfituar pushimin mjeksor, punëtori duhet të dëshmoj tek punëdhënsi me një letër të lëshuar nga mjeku. Në rastin e një pune që ka zgjatur më pak se një muaj, pushimi mjekësor d o të kompensohet me 50 % të pagës normale. Sipas ligjit punonjësi ka të drejtë për pushim mjeksor për 9 ditë, por zakonisht periudha e pagesës është më e gjatë në bazë të marrëveshjes kolektive.
Orari i punës që kalonë orët e rregullta të punës, janë orë jashtë orarit. Jashtë orarit kompensohet me pagesë shtesë, më të lartë:
Një punonjës i huaj që punon për një punëdhënës finlandez në Finlandë është i siguruar nga punëdhënësi me një sigurim të detyrueshëm të aksidenteve. Sigurimi mbulon të dy aksidentet në punë dhe gjatë udhëtimit për të punë.
Nëse një punëdhënës i huaj i ka dërguar një punonjës përkohësisht të punojnë në Finlandë, punonjësi mund të jetë i mbuluar nga sigurimi i vendit dërgues, në të cilin rast parimet e sigurimit janë paguar vetëm atje. Zakonisht, nëse vendi në fjalë është një vend i BE / EEA-së (trojet shqiptare nuk janë) apo të tjera me një marrëveshje të sigurimeve shoqërore, duhet siguruar certifikatën e sigurimit nga vendi dërgues. Në pyetjet lidhur me kompensimin e aksidentit një punonjës mund të drejtohet tek institucionet e federatës së sigurimit të aksidenteve TVL www.tvl.fi
Një punonjës ka të drejtë të marrë pagën edhe për kohën kur është në pushim vjetor. Normalisht ditët e pushimit grumbullohen 2 ditë për çdo muaj (kur punësimi ka zgjatur më pak se 1 vit) ose 2 ditë e gjysmë për çdo muaj kur punësimi zgjatë më shumë se një vit. Paga normale paguhet për kohën kur punonjësi është në pushim. Pushimi që i takon punonjësit nga ditët e grumbulluara për çdo muaj nuk mund të zëvendësohet me pagesë kompensimi nëse pushimi nuk mund të jepet për shkak të përfundimit të punësimit.
Kompensimi i pushimeve gjithashtu duhet të paguhet edhe nëse orët e punësimit nuk i arrijnë orarin e plotë (kur orët e punës janë nën 35 orë / muaj ose 14 ditë pune / muaj).
Kompensimi i pushimit është 9-11,5%, në degën e ndërtimtarisë18.5 %, nga ditet e grumbulluara të pushimit (2 apo 2 e gjysmë çdo muaj i plotë), me përjashtim të pagave të ngritura jashtë orarit të punës ose punës emergjente.
Kompenzimi i pushimeve duhet paguar kur punonjësi shkon në pushim apo sipas marrveshjes mundet edhe për çdo muaj. Sipas shumë marrëveshjeve kolektive punonjësi ka të drejtë të përfitoj para shtesë për pushim, e cila është zakonisht një gjysma e pagës së pushimit.
Këto ishin vetëm disa informacione bazë rreth sistemit të punës në Finland ndërsa për më shumë informacione rreth orarit të punës, ndryshimit të orëve, ndrrimeve (paradite, mbasdite, natën), punës shtesë, pushimeve dhe shumë informacione tjera që kanë të bëjn me të drejat e puntorit mund të gjeni tek portali për siguri në punë dhe menagjim shëndëtsor. www.tyosuojelu.fi
© 2025 Gjiganti