Republika Federale e Gjermanisë shtrihet në zemrën e Evropës e rrethuar me 9 shtete fqinjë. Pozita gjeografike e bën Gjermaninë të jetë si qendër evropiane në shumë aspekte duke luajtur rolin kryesor në shumë çështje evropiane si dhe botërore. Zhvillimi i ekonomisë e cila renditet e para në Evropë dhe e katërta në Botë pas SHBA-së, Kinës dhe Japonisë e bën Gjermaninë të luaj një rol kyq në çështje të rëndsishme botërore duke qenë pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare si OKB, NATO, G4, G8 etj.
Që nga viti 1949 Republika Federale e Gjermanisë ka qenë një federatë demokratike parlamentare e përbërë nga 16 shtete (Bundesländer), secili me ligjet e veta, parlamentin dhe qeverisjën. Gjermania është vendi i Goethe, Schiller dhe Thomas Mann, Bach, Beethoven, Vagner etj. Kultura tradicionalisht ka një nivel të lartë në shumë aspekte.
© Pixabay.com - Pamje nga republika e Bavarisë
Gjermania është një vend modern dhe pa paragjykime me cilësi të lartë të jetës, i ndikuar në shumë mënyra nga shumëllojshmëria kulturore.
Ka diku 370 institucione të arsimit të lartë në Gjermani, që e bën vendin më tërheqës në botë për studentë ndërkombëtarë pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Gjermania është një "tokë e ideve". Rëndësia e madhe është e lidhur me arsimin dhe të mësuarit si dhe kërkimit dhe zhvillimit.
Në mesin e vendeve evropiane, Gjermania renditet e para kur është fjala për regjistrimet e patentëve dhe është një nga tre vendet më inovative në botë së bashku me Japoninë dhe SHBA-në. Një total prej 68 deri 80 laureatëve gjermane kanë marrë çmimin prestigjioz Nobel për arritjet në shkencat natyrore. Organizatat e kërkimeve universitare, të tilla si Shoqëria Max Planck, Shoqëria Fraunhofer, Komuniteti Leibniz dhe shoqata Helmholtz me qindra institutete të tyre, sigurojnë kushte ideale për punë, për studiuesit dhe janë të njohur ndërkombëtarisht.
Gjermania ka një nga sistemet më të avancuara teknologjike të telekomunikacionit në botë, si pasojë e shpenzimeve kapitale intensive prej ribashkimit, sistemi i parë në pjesën lindore të vendit që daton qysh pas luftës së dytë botërore është modernizuar dhe integruar sikruse nga ana perëndimore. Tregu gjerman i telekomunikacionit është liberalizuar plotësisht që nga janari 1998.
Gjermania është shërbyer me një sistem të gjerë të shkëmbimeve telefonike automatike i lidhur me rrjetet moderne me kabllo fibër-optike, kabllo bosht të përbashkët, radio mikrovalë, si dhe një sistem të brendshëm të shërbimit.
Telefonia celulare është gjerësisht e disponueshëme dhe ende zgjerohet me shpejtësi dhe përfshin shërbimin roaming me shumë vende të huaja ndërkombëtare duke përdorur kodin e vendit + 49. Shërbimi ndërkombëtar i Gjermanisë është i shkëlqyer në mbarë botën, i përbërë nga rrjetet kabllore në tokë, nënujorë, si dhe stacionet tokësore në Inmarsat, Intelsat, Eutelsat dhe në sistemin satelitor Intersputnik (2001)
Kodi i internetit është .de. Hostimi i internetit është bërë në 20.4 milion dhe me 65.1 milion përdorues të internetit duke u renditur në vetin e 5 në botë (2011)
Infrastruktura DSL është zhvilluar shumë. Interneti kabllor bazuar në teknologjinë DOCSIS nuk ka qenë në dispozicion deri në mesin e viteve 2000, sepse infrastruktura TV kabllor ishte në pronësi nga Deutsche Telekom, e cila promovohente DSL dhe lënë pas dore rrjetin kabllor. Ajo ishte shitur pas presionit politik disa vjet më parë, dhe tani është në pronësi nga Kabel Deutschland.
Një përzierje e stacioneve televizive dhe radiove publike dhe private duke përfshirë transmetues kombëtar dhe rajonal konkurrojnë në mes veti me mbi 400 stacione. Më shumë se 90% e familjeve kanë kabëll ose TV satelit, qindra radio stacioneve transmetuese duke përfshirë rrjete të radiove kombëtare, rrjetet rajonale si dhe një numër i madh i radio stacioneve lokale (2008)
Transmetimi në Republikën Federale të Gjermanisë është i rezervuar sipas ligjit themelor (Kushtetutës) në shtete. Kjo do të thotë që të gjitha transmetimet publike funksionojn në nivelin rajonal. Transmetuesi kombëtar duhet të jetë i transmetuar përmes konsorciumit kombëtar të subjekteve transmetuese publike (ARD) ose i autorizuar nga një traktat të negociuar ndërmjet shteteve.
Gjermanët janë të njohur për të qenë një komb i dashuruar në makina prandaj Gjermania krenohet me një rrjet rrugor të shkëlqyer. Megjithatë, pothuajse të gjitha qytetet më të mëdha vuajnë nga një problem i rëndë parkimi. Hapësirat janë të vogla dhe të shtrenjta. Rrugët një drejtimshe dhe të dëndura nga trafiku i ngjeshur shpesh marrin kuptimin sikurse jeni duke shijuar udhëtimin si nje turist. Kur vozitni në autostrada të Gjermanisë, shoferët duhet të jetë të vetëdijshëm për tarifa të shpeshta që mund të bëjë koston e udhëtimit të tyre të lartë.
Transporti publik është i shkëlqyer. Rrjeti hekurudhor i Gjermanisë është i rehatshëm, i besueshëm dhe i shpejtë. Faqja e internetit ofron informacion të plotë udhëtimi në kohë, shërbimet dhe zbritjet. Kur është e mundur, ju rekomandohet që te merreni trenin në vend të autobusit i cili edhe pse është me i lirë nuk është më i rehatshëm se treni. Në të gjitha stacionet kryesore dhe gjithashtu pjesët më të vogla ku kalon treni janë të vendosura automatat për blerjen e tiketave dhe tregimin e orarit në mbarë vendin duke përfshirë transportin me tren, tramvaj, metro, autobusë etj. Gjatë natës, shpesh ekziston një rrjet i autobusëve të natës dhe natyrisht kjo është një alternative më e lirë se sa për të marrë një taksi. Të gjtiha qytet gjermane kanë edhe linjen e rrugeve për biçikleta.
Disa statistika tregojn se Gjermania ka një rrjet rrugor me 230,782 km (gjatësia e përgjithëshme), autostradë 12,819 km, autostrada federale 39,710 km, rrugë të zakonshme 86,589 km, rrugë të qarkut 91,655 km dhe rrugë me biçikletë 51 306 km.
Rrjeti hekurdhor 37,679 km. Linja ujore 7,731 km (gjatësia e përgjithëshme). Portet kryesore: Duisburg, Këln, Hamburg, Ludwigshafen, Mannheim. Portet më të mëdha detare: Hamburg, Bremen/Bremerhaven, Wilhelmshaven, Lübeck, Rostock . Aeroportet: 19 aeroporte ndërkombëtare, më i madhi i Frankfurtit.
Të gjitha këto sisteme përdorin teknologjinë më të përsosur me një shërbim të shkëlqyer.
Broshura: Mirëse vini në Gjermani
© 2025 Gjiganti