E kaluara e Austrisë si një fuqi evropiane dhe mjedisit të saj kulturor kanë gjeneruar një kontribut të gjerë të formave të ndryshme të artit, më së shumti në mesin e tyre me muzikë. Austria ka qenë vendlindja e shumë kompozitorëve të famshme si Joseph Haydn, Michael Haydn, Franz Liszt, Franz Schubert, Anton Bruckner, Johann Strauss Sr, Johan Shtraus Jr, Arnold Schoenberg ejt. Ndër kompozitorët me famë botërore ka qenë edhe Wolfgang Amadeus Mozart i njohur si Mozarti, i cili ka lindur në Salzburg, atëherë një principat e pavarur e kishës së perandorisë së shenjtë romake, edhe pse ai ka qenë ngushtë i lidhur me kulturën austriake dhe shumicën e kohës gjatë karrierës së tij e kaloj në Vjenë. Përveq kompozitërëve austriak qyteti i Vjenës ka qenë i lidhur edhe me kompozitor tjerë botëror e ndër më të famëshmit, ai gjerman Ludwig van Beethoven.
Vjena ka qenë prej kohësh një qendër e rëndësishme e risive muzikore. Kompozitorët ne shekujt 18 dhe 19 u tërhoqën në qytet për shkak të patronazhit të Habsburgëve, dhe e bëri Vjenën kryeqyteti evropian i muzikës klasike. Gjatë periudhës barok, format popullore sllave dhe hungareze kanë ndikuar në muzikën austriake.
© Pixabay.com - Koncert në "Opera House" në Vjenë
Shoqata Vjeneze e Muzikës “Musikverein” në Vjenë është konsideruar të jetë një nga tri sallat e koncerteve të mira në botë e cila u hap më 6 janar 1870. Që nga viti 1939, koncerty i famshëm i Vitit të Ri nga Filarmonia e Vjenës është transmetuar nga Salla e Artëve për një audiencë rreth një miliard në 44 vende. Anëtarët e Filarmonisë së Vjenës, e cila është konsideruar rregullisht një nga orkestrat më të mira në botë, janë zgjedhur nga orkestra e operës shtetërore të Vjenës.
Filarmoninë e Vjenës mund ta ndjekim origjinën e vet që nga viti 1842, kur Otto Nicolai formoj Akademinë Filarmonike “Philarmonische Academie”. Kjo orkestër mori të gjitha vendimet e saj nga një votim demokratik të të gjithë anëtarëve të saj, dhe këto janë parime të mbajtura ende sot.
Opera Shtetërore e Vjenës “Staatsoper” është një nga kompanitë e operas më të rëndësishme në botë. Ajo punëson mbi 1000 njerëz, dhe në vitin 2008, buxheti vjetor operativ i Operës ishte 100 milion euro nga e cila me lehtësi më shumë se 50% vijnë në formën e një subvencioni shtetëror.
Në mesin e artistëve dhe arkitektëve austriakë mund të gjeni piktorët si Ferdinand Georg Waldmüller, Rudolf von Alt, Hans Makart, Gustav Klimt, Oskar Kokoschka, Egon Schiele, Carl Moll, dhe Friedensreich Hundertwasser si dhe fotografët Inge Morath dhe Ernst Haas, dhe arkitektët si Johan Bernhard Fischer von Erlach, Otto Wagner, Adolf Loos, dhe Hans Hollein.
Kontributet austriake në botën e filmit dhe teatrit kanë qenë tradicionalisht të forta. Sascha Kolowrat ishte një pionier austriak i filmave. Billy Wilder, Fritz Lang, Josef von Sternberg, dhe Fred Zinnemann fillimisht vijn nga Austria para se të bëhen krijues të filmave ndërkombëtarë. Ka pasur edhe regjisor tjerë të njohur e sidomos prodhuesit e filmave gjermano-folës.
Duke e quajtur si një vend i artistëve dhe shkencëtarëve, Austria ka qenë gjithashtu një vend i poetëve, shkrimtarëve, dhe romancierëve. Austria ishte shtëpia romancierëve Arthur Schnitzler, Stefan Zweig, Thomas Bernhard, Franz Kafka, Robert Musil, poetëve si Georg Trakl, Franz Werfel, Franz Grillparzer, Rainer Maria Rilke, Adalbert Stifter, Karl Kraus si dhe autorëve për fëmijë Eva Ibbotson.
Për shkak të terrenit malor, skijimi është një sport i njohur në Austri. Sporte të tilla dimërore si snowboarding, ski-jumping (kërcime me skija) janë shumë popullor dhe si atletë të sporteve dimërore me famë botërore mund ti përmendim Annemarie Moser-Pröll, Hermann Maier, Toni Sailer, Benjamin Raich dhe Marlies Schild.
Një sport popullor në Austri është ehde futbolli, i cili udhëhiqet nga Shoqata e Futbollit të Austrisë. Austria ishte në mesin e ekipeve më të mira në nivelin kombëtar duke u renditur në vendin e 4-të në 1934, vendin e 3-të në 1954 dhe vendin e 7-të në 1978 në kupat botërore. Megjithatë, kohët e fundit futbolli austriak nuk ka treguar sukses të mir dhe ka qenë shumë më pak ndërkombëtarisht i suksesshëm. Në vitin 2008 u mbajt kampionati i futbollit duke hostuar së bashku me Zvicrën. Liga kombëtare e futbollit austriak quhet Bundesliga Austriake duke përfshirë ekipet si FK Austria Wien, RB Salzburg, SK Rapid, Sturm Graz etj.
Përveç futbollit, Austria gjithashtu ka ligat profesionale kombëtare për shumicën e sportive të mëdha duke përfshirë Ligen Austriake të Hockey, Basketbollit etj. Autria ka pritur dy herë lojërat olimpike dimërore nëqytetin Innsbruck në vitet 1964 dhe 1976 ndëra këtë vit 2012 për herë të parë janë mbajtur lojrat olimpike dimërore për të rinjët në qytetin e njejtë Innsbruck.
© 2024 Gjiganti