Bashkimi familjar në Austri

Në kuptimin klasik bashkimi familjar i nënshtetasve të shteteve të treta (që nuk janë nënshtetas të BE-sö) kufizohet në familjen e ngushtë. Si famillje e ngushtë llogariten bashkshortet ose partnerët e regjistruar si dhe fëmijët e mitur të pamartuar (fëmijët e adoptuar dhe të thjeshtër) e atij që e bën kërkesën.

Bashkshortët ose partnerët e regjistruara duhet ti ken më tepër se 21 vjet. Për të mitur ligji austriak parashef përfundimin e vitit të 18. Sjellja e familjes, varësisht nga ligji mund të jetë me ose pa kuote. Lloji i lejeqendrimit ose arsyeja si dhe afati i lejes së parë të qendrimit mvaret nga leja e qendrimit të atij që e sjell familjen. Pas kalimit të 12 muajve me lejeqendrim, bashkëshortët ose partnerët e regjistruar kanë të drejt të punojnë, nëse i plotësojne parakushtet e caktuara.

Bashkëshortëve, partnerëve të regjistruara si dhe femijve të mitur të nënshtetasve të shteteve të treta u jepet “lejeqendrimi – e kufizuar”, nëse ekziston një vend në kuot dhe plotësohen parakushtet siç janë:

  • Vërtetim mbi strehimin e zakonshëm në nivel të vendit
  • Vërtetimin për mjete të mjaftushme për jetesë (ASVG – Richtsätze)
  • Vërtetimi mbi sigurimin shëndetësor që i mbulon të gjitha reziqet
  • Të mos ketë pengesa për dhënjen e lejeqendrimit

Punësimi është i mundur vetëm me një leje pune (Beschäftigungsbewilligung). Për anëtarët e familjes të nënshtetasve të Austrisë, nënshtetasve të BE-së (EWR) dhe nënshtetasve të zvicrës vlejn rregulla tjera. Anëtarët e familjes janë të obliguar ta plotësojnë marrëveshjen për integrim (Integrationsvereinbarung).

KU dhe SI në Austri