Viza studentore në Austri

Nëse dëshironi të studioni në Austri për më pak se 6 muaj, ju duhet të pajiseni me vizë për të hyrë në shtetin e Austrisë duke pasur parasysh:

  • një vizë udhëtimi C ("Schengenvisa") ju jep të drejtën për të qëndruar në Austri dhe në të gjitha vendet e zonës “shengen” për një kohë maksimale prej 90 ditësh (këtë duhet ta bëjn vetëm kosovarët pasi Shqipëria dhe Maqedonia hyjn në liberalizimin e vizave).
  • një lejeqëndrim apo vizë D (Aufenthaltsvisum D), për qëndrime të paktën 91 ditë deri në një kohë maksimale prej 6 muajsh

Ju duhet të aplikoni për këtë vizë personalisht në autoritetet kompetente që e përfaqsojn Austrinë pra në Ambasadë apo konsullatë dhe këto autoritete do lëshojn vizën.

Kujdes: Një vizë e këtij lloji nuk mund të vazhdohet në Austri.

Banorët e shteteve që kanë liberalizimin e vizave mund të udhëtojn në Austri dhe të aplikojn direkt për një lejëqëndrim studentor por keni kujdes se nuk ju lejohet të qëndroni më shumë se 90 ditë (zbatohen rregullat e liberalizimit) edhe nëse kërkesaj juaj është bërë dhe pritet që të jetë pozitive.

Në bazë të rregullave thuhet se dokumentin e udhëtimit dhe vizën duhet ta mbani me vete gjatë gjithë kohës për të deshmuar se ju keni të drejtë qëndrimi në Austri.

Gjatë aplikimit për vizë ju nevojitën këto dokumente:

  • Kompletimin e plotë të aplikacionit me nënshkrim
  • Fotografi me ngjyra dhe madhësi 3.5x4.5 dhe 4.0 x 5.0 cm (foto këshillohet të jetë marrë brenda 6 muajve)
  • Fotokopje të pasaportës me të gjitha faqet që përmbajnë hyrjet dhe vulat
  • Dëshmi e akomodimit në Austri: p.sh. kontrata e qiramarrjes, kontratë akomodimi me një konvikt studentor etj
  • Dëshmi e një sigurimit të udhëtimit për shëndet dhe aksidente i cili mbulon një shumë për së paku 30.000 euro
  • Prova e fondeve të mjaftueshme për të financuar qëndrimin tuaj në Austri, p.sh. depozitë në një bankë austriake, letër garancioni të një personi që jeton në Austri ose në një institucion që siguron banimin tuaj
  • Konfirmimi i pranimit nga universiteti
  • biletën kthyese të udhëtimit, nëse është e mundur

Autoritetet austriake mund të kërkojnë dokumente shtesë në raste individuale.

Vini re se këto informacione ishin vetëm për rastet e studimit deri në 6 muaj dhe shpresojm së shpejti do sjellin më shumë informacione rreth vizës studentore dhe studimeve në Austri.

Informacionet zyrtare në gjuhën gjermane apo angleze mund merrni tek webfaqja e organizatës për shkëmbime akademike OeAD www.oead.at

KU dhe SI në Austri