Pse tek ne?

Ka shumë arsye që puna jonë 10 vjeçare ka treguar suksese konkrete në zhvillimin e projekteve të ndryshme në kuadër të portalit Gjiganti.com prandaj edhe hapësirat reklamuese për bizneset tuaja janë të formave të ndryshme. Këto mundësi janë të hapura në forma të ndryshme duke filluar nga reklamat standarde, bashkëpunuese, sponsorizues etj.

Gjatë 10 viteve me punë intensive, ne kemi arritur që të zhvillojmë projektin më të madh kushtuar integrimit dhe organizimit të diasporës shqiptare. Ky projekt për momentin ka një shtrirje në 19 shtete të ndryshme dhe kjo tregon se bizneset tuaja do të shihen nga shumica e shteteve ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Vetitë unike të portalit

  • Ne nuk publikojmë reklama të padëshiruara siç janë ato nga Google Ads apo lloje tjera që hapen si dritare të veçanta të cilat sjellin informacione të padëshiruara
  • Ne kemi fituar besueshmërinë si tek lexuesit ashtu edhe tek bashkëpunëtoret dhe institucionet e ndryshme pasi materialet që ne sjellim vijnë nga burime të besueshme dhe profesionale
  • Edhe pse bashkëpunojmë me organizata të ndryshme, institucione dhe biznese private, ne gjithmonë kemi qenë të pavarur në aspektin politik, fetar, grupor etj.
  • Portali Gjiganti.com merret vetëm me fushat të cilat janë të parapara me plan prandaj edhe nuk sjellim informacione të cilat nuk i përshtaten projekteve tona sepse jemi të fokusuar në fushën me të cilën ne merremi
  • Numri më i madh i lexuesve tek ne drejtohen përmes makinës së kërkimit Google dhe kjo tregon se punimet tona sjellin klientët që kanë nevojë për gjëra të ndryshme
  • Duke u bazuar nga statistikat, ne kemi faktet konkrete që tregojnë se si vijnë lexuesit tek ne ku ndër to kemi mbi 3 000 terme të ndryshme të cilat Google i drejton tek ne dhe të gjitha këto vizita vijnë nga shtetet ku veprojnë projektet tona
  • Përmes projektit Diaspora (ish-Emigranti) ne kemi thyer shumë barriera që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare. Për më shumë rreth kualitetit të punës sonë, vizitoni projektet tona dhe binduni vetë

Këto janë vetëm disa nga vetitë unike që e dallojnë nga portalet tjera.


Rifreskuar:
17.01.2024

Shpërndaje


© 2025 Gjiganti