Qëllimi ynë në zhvillimin e projekteve

Duke parë të nevojshme zhvillimin e një projekti i cili do ti ndihmonte në shumë aspekte diasporën shqiptare, ne morrem inciativën e zhvillimit të projektit të cilin e quajtëm ”Emigranti” dhe qysh prej fillimit ne si qëllim kryesor kemi pasur zhvillimin e këtij projekti për nevojat konkrete të bashkëatdhetarëve kudo që jetojnë.

Edhe pse projekti është një pronë private ne nuk do e ndalim qëllimin tonë që ky projekt do jetë gjithmonë falas për lexuesit, në shërbim të komunitetit shqiptarë duke mos harruar se mbulimet për mirëmbajtjen e projektit do mundohemi ti sigurojm nga shërbimet tona që do ti ofrojm bizneseve shqiptare si dhe donatorët tjerë që e përkrahin shoqërinë shqiptare.

Qëllimi i projektit "Diaspora" më herët "Emigranti" është që shqiptarët të cilët vizitojn për herë të parë një shtet të huaj si dhe ata që kanë jetuar më gjatë të kenë mundësi të qasjes sa më lehtë të integrimit në shoqërinë e rrethit ku vendosen dhe me gjerë duke filluar nga mësimi i gjuhës, shkollimi, punësimi dhe shumë gjëra tjera të nevojshme për një të huaj që jeton apo viziton një shtet tjetër.

Përveq projektit Diaspora, si qëllime tjera kemi edhe zhvillimin e projekteve Shqipëria, Kosova, Mediat si dhe atyre të cilat jemi në planifikim e sipër ku edhe do ja japin botëkuptimin e plotë të vetë emrit Gjiganti i cili synon të ketë një pjesë të tregut shqiptar në mediat elektronike.

Së shpejti do vijmë me versionin e plotë të këtyre projekteve.


Rifreskuar:
02.01.2024

Shpërndaje


© 2025 Gjiganti