Shkollat në Gjermani

Si rregull, shkollimi i përgjithshëm, i detyrueshëm në Gjermani fillon për të gjithë fëmijët të cilët arrijnë moshën 6 dhe përfshinë nëntë vjet me orarë të plotë shkollimi (10 vjet në Berlin, Brandenburg, Bremen dhe Thüringen, ndërsa në Nordrhein-Westfalen, ku kohëzgjatja me kohë të plotë e arsimit të detyrueshëm është 9 vjet për Gjimnaz, dhe 10 vjet për shkollat e tjera të arsimit të përgjithshme).

Nxënësit të cilët nuk ndjekin me kohë të plotë shkollën e arsimit të përgjithshëm apo shkollën profesionale të lartë, pas përfundimit të shkollës së përgjithëshme fillore ata ende duhet të ndjekin me kohë të pjesshme shkollimin në shkollat e detyrueshme (Berufsschule, Berufsschulpflicht). Kjo zakonisht zgjat 3 vjet, sipas kohëzgjatjes së trajnimit në një shkollë profesioni (profesioni i njohur kërkon trajnim formal).

Për nxënësit të cilët nuk ndjekin një shkollë të përgjithshme në nivel të mesëm të lartë ose hyrë në trajnim, disa shtete kanë rregulla sipas të cilit nxënësit janë të detyruar për të qëndruar në kohë të plotë të arsimit dhe të ndjekin një lloj të shkollës profesionale. Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë janë gjithashtu të detyruar të ndjekin shkollën e plotë të arsimit të detyruar. Duke u bazuar në arsimimin me nevoja speciale, ata janë mësuar me nxënësit që nuk kanë të meta apo në shkollat speciale.

Shkollimi i detyrueshëm përfshin vijimin e rregullt të mësimeve dhe ngjarjet tjera shkollore të detyrueshme. Të dy, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për të parë se ky detyrim përshtatet dhe kompanitë e trajnimit janë gjithashtu përgjegjëse për të siguruar që të trajnuesit e tyre përmbushin detyrimin e tyre për të ndjekur shkollën profesionale. Udhëheqësi i shkollës kontrollon në pjesëmarrjen e të dhënave dhe nëse është e nevojshme mund të zbatojnë pjesëmarrjen përmes masave të ndryshme kundër nxënësit, prindërit apo kompanisë së trajnimit.

Parashkolloret dhe qerdhet e fëmijëve

Edukimi në fëmijërinë e hershme ofrohet nga institucionet (kryesisht kopshtet – Kindergärten), duke furnizuar edhe me ushqim fëmijët nga disa muaj deri në 6 vjet, moshës në të cilën ata zakonisht fillojnë shkollën. Fëmijë e moshës shkollore që nuk kanë arritur ende një nivel të mjaftueshëm të zhvillimit për të marrë pjesë në një shkollë, në disa shtete kanë opsione të mëtejshëme, duke ndjekur shkollat të cilat quhen Schulkindergärten dhe Vorklassen.

Këto institucione janë caktuar për fëmijërinë e hershme apo sektorin primar sipas shtetit tä veçant. Pjesëmarrja është zakonisht vullnetar, edhe pse në shumicën e shteteve bëhen diskutime. Zkonisht parashkolloret fillojn nga mosha 3 vjeqare deri në 5.

Shkolla fillore në Gjermani

Si rregull, kur fëmijët arrijnë moshën 6 vjeqare ata janë të detyruar të ndjekin shkollën fillore. Të gjithë nxënësit në Gjermani hyjë në shkollën fillore (Grundschule) e cila mbulon klasat 1-4. Në Berlin dhe Brandenburg, mbulon gjashtë klasa.

Për nxënësit me nevoja arsimore speciale të cilët nuk mund të ndihmohen në mënyrë adekuate në shkollat e zakonshme, ekziston një varg i shkollat speciale (Fërderschulen) të cilat janë të njohura edhe si Sonderschulen. Fërderzentren apo shkolla për memecë në disa shtete.

Kalimi nga shkolla fillore në arsimin e mesëm

Kalimi nga shkolla fillore (Grandschule) në arsimin e mesëm në njërën nga shkollat e mesme të ulëta ku nxënësit mbeten të paktën deri në përfundimin e shkollës së tyre të detyrueshme me kohë të plotë është trajtuar ndryshe në varësi të legjislacionit të shtetit. Vota e shkollës të cilën nxënësi e ka marrë është marrë si bazë për vendimin ose si udhëzim në vendimin në lidhje me të ardhmen në karrierën e nxënësit në shkollë. Kjo është e shoqëruar nga konsulltimet në detaje me prindërit. Vendimi përfundimtar mirret nga prindërit, shkolla apo autoriteti mbikëqyrës i shkollës.

Për llojet e shkollave të caktuara, ajo është e varur në nxënësit duke treguar një nivel të caktuar të aftësisë dhe / ose të kapacitetit në dispozicion të dëshiruar në shkollë. Për një përmbledhje të rregullave specifike të shteteve të ndryshme lidhur me kalimin nga shkolla fillore në atë të mesme të ulët shihni faqen e internetit të Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe të Kulturës për Çështjet e shteteve www.kmk.org

Shkollat e mesme në Gjermani

Arsimi i mesëm i ulët

Pas fazës së shkollës fillore në të cilën të gjithë fëmijët ndjekin klasat me aftësi të ndryshme (klasat 1 deri në 4, në Berlin dhe Brandemburg 1 deri 6) struktura e mesme e sistemit shkollor (klasa 5/7 deri 12/13) në shtete karakterizohet nga ndarja në shtigje të ndryshme arsimore duke marrur çertifikata dhe kualifikime përkatëse të ndara në këto grupe shkollash:

  • Hauptschule
  • Realschule
  • Gjimnaz
  • Gesamtschule

Hauptschule, Realschule dhe Gjimnazi janë llojet e shkollave që zakonisht ofrojn orientim të arsimit në të cilën i gjithë mësimi drejtohet në një kualifikim të veçantë. Shkollat që ofrojnë më shumë se një lloj të rrjedhës së arsimit sjellin 2 ose 3 drejtime të arsimimit nën një ombrellë.

Sikurse te shkollat fillore edhe këtu për nxënësit me nevoja arsimore speciale të cilët nuk mund të ndihmohen në mënyrë adekuate në shkollat e zakonshme, ekziston një varg i shkollat speciale (Fërderschulen) të cilat janë të njohura edhe si Sonderschulen.

Arsimi i mesëm i lartë

Pasi nxënësit kanë përfunduar shkollimin e detyruar - në përgjithësi, kur ata arrijnë moshën 15 vjeqare, ata lëvizin në arsimin e mesëm të lartë. Lloji i shkollës hyrëse varet mbi kualifikimet dhe të drejtat e fituara në fund të arsimit të mesëm të ulët. Gama e kurseve të ofruara përfshinë arsimimin e përgjithshëm të plotë dhe shkollat profesionale, duke përfshirë edhe trajnimet profesionale në kuadër të sostemit të dyfishtë. Shumica e shteteve ofrojn këto lloje të arsimit të përgjithshëm dhe profesional, me disa forma specifike në disa shtete.

  • Gjimnazi (Gymnasiale Oberstufe)
  • Berufschule (Shkolla profesionale)
  • Berufsfachschule (Shkolla profesionale teknike)
  • Fachoberschule (Shkolla teknike)

dhe në disa shtete

  • Berufliches Gymnasium / Fachgymnasium
  • Berufsoberschule
  • Berufskolleg

Shkollat private në Gjermani

Shkollat gjermane private janë ndjekur nga më shumë se 800,000 studentë. Ka edhe një numër më të madh që marrin pjesë në programet për arsimin në programin mëso gjatë tërë jetës të menagjuar nga institucionet e pavarura.

Shoqata Federale e Shkollave Private VDP www.privatschulen.de punon me institucionet arsimore në të gjitha klasat: arsimin e përgjithshëm, trajnime profesionale, si dhe edukimie e mëtejshëm si dhe në sektorin tretësor (arsim të mesëm apo trajnimet profesionale).

VDP është e pavarur dhe nuk është lidhur me ndonjë parti politike. Së bashku me dy shoqata konfesionale të shkollave private, Federata e Shkollave të Lira Waldorf dhe Bashkimi i shkollave me konviktet gjermane, formon hulumtim dhe grupin punues të shkollave të lira.

Shoqata më e vjetër e shkollave gjermane private, e themeluar në 1901, ka sekretariatin e saj me një departament për shtyp në Frankfurt am Main, një zyrë kryesore në Berlin dhe 8 sekretariatet federale. Ka 13 shoqata federale dhe 6 grupet e punës që lidhen me VDP. Shoqata Federale e Shkollave të Lira dhe Alternative me bazë në Marl (North Rhine-Westfalen), Shoqata Federale Jo-fitimprurëse e Institucioneve të Arsimit të të Rriturve në Gjermani me bazë në Bamberg (Bayern) dhe Akademia SAK për Sekretariatit, Asistencës dhe Komunikimit, me selin kryesore në Düsseldorf dhe Berlin janë anëtarë të korporatave të VDP-së.


Rifreskuar:
18.10.2022

Shpërndaje


© 2025 Gjiganti